Kjo është data për zyrtarizimin e transferimit të De Ligt në Juventus

Juventus është pranë transferimit të kapitenit të Ajaxit, Matthijs De Ligt.

Sport

28/06/2019 08:21

Juventus ka filluar kontaktet me Ajaxin për kompletimin e transferimit të mbrojtësit Matthijs De Ligt.

“Bianconerët” tashmë kanë arritur marrëveshje me reprezentuesin holandez për kontratën e tij në Torino.

Por, bisedimet janë duke u zhvilluar edhe me Ajaxin për kompletimin e marrëveshjes.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka bërë të ditur datën se kur Juventus dëshiron ta zyrtarizojë blerjen e De Ligt, përcjell lajmi.net.

Skuadra kampione nga Serie A dëshiron që më 1 korrik të publikojë komunikatën zyrtare për transferimin e një prej mbrojtësve të ri më të mirë në botë. /Lajmi.net/