Kur borë bie në ditët e para të verës, pamje nga ky vend

Solstici veror? Pothuajse korrik? Për këtë nuk brengoset nëna natyrë, së paku në Colorado.

Fun

23/06/2019 14:15

Këtë e dëshmojnë disa pamje të publikuara në të cilat shihet se si ky vend është mbuluar nga bora.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bora filloi të binte të premten vetëm në perëndim të Denverit në lartësi mbi 2,000 metra.

Për reshje bore gjithashtu është raportuar në pjesë të Montanës.

Sipas autoriteteve, për zonën, bora në këtë pikë është e rrallë. Herën e fundit që qyteti pa borë këtë kohë ishte më 17 qershor 1928.

Dhe çfarë bie në sy është reagimi i përdoruesve të rrjeteve sociale – asnjëri prej tyre nuk është “ankuar”.