E pabesueshme: Ja çfarë oferte nga Kina ka refuzuar Willian
E pabesueshme. Willian refuzon një ofertë të parezistueshme nga Kina e Largët.
Sport
Braziliani i Chelsea-t i cili është në bisedime me Blutë e Londrës për rinovimin e kontratës, ka refuzuar shifrën e çmendur të 130 milionë eurove që i ka ofruar skuadra kineze e Shanghai Shenhua për një marrëveshje 3-vjeçare.
Ndryshe nga Oscar, Hulk, Fellaini e të tjerë yje që kanë pranuar milionat që vinë nga Lindja e Largët, Willian ka bërë të kundërtën edhe pse Shanghai i ka ofruar rreth 43 milionë euro në sezon.
Lojtari brazilian është nën kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2020, por menaxheri i tij po punon për të zgjatur bashkëpunimin me klubin londinez.