Sarri mbërrin në Torino, gati për t’u prezantuar si trajner i Juventusit

Maurizio Sarri ka mbërritur në Torino, për t’u prezantuar si trajner i Juventusit.

Sport

19/06/2019 21:06

‘Zonja e Vjetër’ që në fund të sezonit ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Massimiliano Allegrin, ka angazhuar për trajner Maurizio Sarrin, që së fundi drejtoi Chelsean.

Ditë më parë Juventusi njoftoi arritjen e marrëveshjes, ndërsa sot Sarri ka mbërritur në Torino.

Kujtojmë se Sarri te Chelsea ka qëndruar vetëm një sezon, ku fitoi Ligën e Evropës, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar edhe Napolin.

Synimi i trajnerit italian te Juventus do të jetë fitimi i Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/