Mosha është veç numër, e vërteton Roberto Carlos
Roberto Carlos u rikthye në fushën e lojës duke dhuruar një pasim të mrekullueshëm nga mbrapa gjatë një ndeshje bamirësie.
Sport
46-vjeçari priti derisa topi të binte poshtë para se ta godiste nga mbrapa me këmbë për të pasuar te Robert Pires.
Është e vështirë të përshkruhet me fjalë madhështia që dhuroi me atë pasim braziliani, të cilin mund ta shikoni më poshtë, përcjell lajmi.net.
And pass of the game so far goes to… Roberto Carlos! ??? #SoccerAid @SoccerAid pic.twitter.com/qAPn8vSASx
— ITV (@ITV) June 16, 2019
Një ndeshje bamirësie u zhvilluar në ‘Stamford Bridge’ mes disa legjendave të Anglisë dhe pjesës tjetër të botës.
Rezultati përfundimtar i takimit ishte 2-2, ndërsa në penallti triumfuan lojtarët nga pjesa tjetër e botës.
E pranishme në stadiumin e Chelseat ishte edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora. /Lajmi.net/