“Lampard është trajneri i duhur për Chelsea”
Ish trajneri i Chelsea, Roberto Di Matteo e ka përshkruar Frank Lampard si një përshtatje të madhe për zë zëvendësuar Maurizio Sarrin në ‘Stamford Bridge’.
Sport
Maurizio Sarri është pranë largimit nga Chelsea, për t’u rikthyer në Itali, ku do të marr drejtimin e Juventusit.
Mediet në Angli raportojnë se Roman Abramovich do t’ia besojë Frank Lampardit drejtimin e Chelsea.
“Ai është padyshim njeriu i duhur. Ai ka personalitet”, ka thënë Di Matteo, teksa ka komentuar mundësinë e emërimit të Lampard trajner i Chelsea, përcjell ‘lajmi.net’.
“Do të ishte një përshtatje e mirë. Nëse do të ishte tani apo jo, vetëm koha mund të tregojë”.
“Ju mund të thoni se është shumë herët, por ju duhet t’u jepni njerëzve një mundësi”./Lajmi.net/