Emina nis aktivitetin humanitar në Kosovë, rrëfen mes lotësh një histori prekëse

Emina Çunmulaj së fundi ka udhëtuar në Kosovë.

ShowBiz

15/06/2019 08:30

Emina Çunmulaj me të arritur në Kosovë, ka mbajtur një konferencë për medie, shkruan lajmi.net.

Në këtë konferencë, modelja shqiptare foli për aktivitetin humanitar që ka nisur bashkë me shoqatën bamirëse “Fundjavë Ndryshe”.

Në një kronikë të përgatitur nga “Klan Kosova” shihet se si Emina mes lotësh rrëfeu një histori prekëse nga një vizitë që i kishte bërë një familjeje në nevojë.

“Si është e mundur që plaka që nuk ka bukë me hangër, kujtohet e më thotë mua kthehu e hajde për Bajram. Kjo është diçka që sa të jam gjallë do më mbetet në mendje”, thotë Emina.

Për ndryshe, “Fundjavë Ndryshe” ka shtrirë aktivitetin humanitarë në të gjitha trojet shqiptare. /Lajmi.net/

YouTube player