Egla flet pasi fitoi çmimin e madh të BBVA: Jam ende pa fjalë

Aktorja e njohur, Egla Ceno, u shpall fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania. Ajo fitoi garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, duke lënë të renditur në vend të dytë aktorin Julian Deda. E njëjta ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale, teksa ka shprehur mirënjohje për…

ShowBiz

26/05/2024 21:56

Aktorja e njohur, Egla Ceno, u shpall fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Ajo fitoi garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, duke lënë të renditur në vend të dytë aktorin Julian Deda.

E njëjta ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale, teksa ka shprehur mirënjohje për publikun dhe për Top Channel.

“Jam ende pa fjalë. Por jam thellësisht mirënjohëse për publikun që më deshi e më pranoi me gjithë ngjyrat e mia dhe sigurisht për Top Channel Albania që më dha mundësinë të isha pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme”, u shpreh ajo.