Ky është trajneri që do të zëvendësojë Sarrin te Chelsea
Chelsea dhe Maurizio Sarri kanë arritur marrëveshje për të ndërprerë bashkëpunimin.
Sport
Trajneri italian do të largohet nga ‘Stamford Bridge’ pas qëndrimit një vjeçar, ku fitoi edhe titullin e Ligës së Evropës.
Sarri do të largohet nga Chelsea për të marrë drejtimin e Juventusit në Serie A.
Trajneri që do të pasojë Maurizio Sarrin te Chelsea është Frank Lampard.
Legjenda do të rikthehet në ‘Stamford Bridge’ por tani në rolin e trajnerit.
Kujtojmë se Lampard aktualisht është i angazhuar si trajner te Derby County në Championship./Lajmi.net/