Mata në Turqi, këto janë skuadrat që po e kërkojnë
Mesfushori i Manchester United, Juan Mata, është subjekt interesimi i dy skuadrave të mëdha turke, Fenerbahce dhe Galatasaray.
Sport
E ardhmja e mesfushorit spanjoll, Juan Mata, mund të jetë në Turqi.
‘Djajtë e Kuq’ i kanë ofruar 31 vjeçarit kontratë të re një vjeçare për t’ia zgjatur qëndrimin në ‘Old Trafford’, por sipas ‘Daily Mail’ lojtari po konsideron ofertat për të ardhmen e tij, përcjell ‘lajmi.net’.
Deri më tani, më serioze për të siguruar shërbimet e Mata janë treguar Fenerbahce dhe Galatasaray.
Kujtojmë se në të kaluarën Mata në Premierligë ka veshur edhe fanellën e Chelsea, ndërsa në Spanjë ka luajtur te Valencia./Lajmi.net/