Klubi i njohur italian njofton rinovimin e lojtarit në mënyrë epike
Presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini gjeti një mënyrë të re për të njoftuar një rinovim të kontratës me Luca Cigarinin - nëpërmjet WhatsApp.
Sport
Mesfushori 32-vjeçar do të ishte jashtë kontratës në fund të muajit.
Ai u bashkua me Sardinët në vitin 2017 dhe bëri 28 paraqitje këtë sezon në Serie A dhe në Kupën e Italisë, përcjell lajmi.net.
Presidenti Giulini njoftoi në Twitter arritjen e marrëveshjes, duke publikuar mesazhet e tyre në WhatsApp.
“Ciga i madh, ne jemi në duar të mira me ty, ose duhet të them këmbë të mira …”
“Faleminderit Pres, ne kemi vendosur disa struktura këtu”.
“Unë të pres nesër për nënshkrimin!”. /Lajmi.net/
Deal done ?? pic.twitter.com/xpE1MlVrHt
— Tommaso Giulini (@tommasogiulini) June 11, 2019