Bebe Rexha nxjerr në shitje bluzat me mbishkrimin “vagina ime, zgjedhja ime”

Bebe Rexha ka hedhur në treg bluzat, përmes së cilave përkrah abortin.

ShowBiz

06/06/2019 23:15

Shumë të famshëm kanë reaguar së fundi lidhur me diskutimin që u bë për abortin, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është një prej fytyrave publike që doli publikisht pro abortit, madje ajo ka bërë edhe diçka më shumë për këtë çështje.

Bebe ka krijuar disa bluza me mbishkrimin “Vagina ime, zgjedhja ime”, të cilat nga tani gjenden në treg.

Përmes këtyre, këngëtarja përcjell mesazhin që femra është ajo që duhet të vendos për trupin e saj dhe askush tjetër. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bxs2lZdFlaH/