Juventus – Sarri, bllokohen bisedimet për këtë arsye
Bisedimet për kalimin e Maurizio Sarri nga Chelsea te Juventus, kanë ngecur.
Sport
Trajneri italian po konsiderohet si pasuesi më i denjë i Massimiliano Allegrit te Juventus, që u largua me të përfunduar sezoni në Serie A.
‘Zonja e Vjetër’ ka disa ditë që ka nisur bisedimet me trajnerin e Chelsea, Maurizio Sarri.
‘Sky Sport News’ raporton se bisedimet për arritjen e një marrëveshje mes Sarrit dhe Juventusit, janë bllokuar, përcjell ‘lajmi.net’.
Është skuadra e Chelsea që ka bllokuar këtë proces, duke i kërkuar Juventusit që të paguajë klauzolën e lirimit për Maurizio Sarrin.
Klauzola e lirimit për Sarrin, sillet rreth gjashtë milionë euro./Lajmi.net/