Chelsea ndryshon mendjen për Sarrin?
Agjenti i Maurizio Sarrit është në Itali, por raportohet se Chelsea premtoi të mos kompensojë Juventusin dhe të ketë ndryshuar mendjen.
Sport
Agjenti i teknikut italian, Fali Ramadani, ishte parë në Milano dje në mbrëmje nga Sportitalia, pasi kishte kaluar disa ditë duke negociuar me Chelsean në Londër.
Sky Sport Italia pretendon se Chelsea u zotua gjashtë javë më parë se do ta lë Sarrin të lirë drejt Juves pa paguar kompensim, por tani kanë ndryshuar mendje, përcjell lajmi.net.
Ramadani dëshiron që klubi londinez të qëndrojë me atë premtim, pasi Sarri kurrë nuk shkaktoi probleme për klubin gjatë gjithë sezonit dhe do të largohet me fitimin e Ligës së Evropës dhe kualifikimit Ligës së Kampionëve.
Sportitalia gjithashtu shkruan se çështja do të shtyhet për disa ditë të tjera, por janë të bindur se marrëveshja do të bëhet të premten ose të shtunën.
Megjithatë, kampioni i Serie A konfirmoi se nuk e kanë vetëm një emër për zëvendësimin e Max Allegrit. /Lajmi.net/