Mjaft e bletë, kjo është receta më e mirë e akullores së shtëpisë me tiramisu

Në vend që t’u blini përditë fëmijëve akullore të pakontrolluara, bëjini në shtëpi.

Lifestyle

04/06/2019 23:34

Akulloret e gatshme janë një nga burimet më të mëdha të kalorive të tepërta pa asnjë përbërës të ushqyeshëm për shkak të ngjyruesve dhe aromave artificiale me të cilat përgatiten. Ky variant me tiramisu është nga më të shëndetshmit dhe të shijshmit.

Përbërësit:  150 g sheqer 4 vezë 150 g Mascarpone 200 ml pana e ftohtë nga frigoriferi 10-15 biskota sipas shijes suaj, të grira në thërrime jo shumë të vogla 1-2 lugë kakao e hidhur 1 filxhan i vogël me kafe të ftohtë (jo kafe turke) karamel gati ose i përgatitur në shtëpi (jo i domosdoshëm).

Përgatitja e tiramisusë: Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezëve. Të verdhat bashkë me sheqerin i përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë, shtojmë Mascarpone-n, i përziejmë me spatul dhe i lëmë mënjanë. Të bardhat e vezëve i bëjmë marengë me rrahësin elektrik të vezëve, me një majë thike kripë. I lëmë mënjanë. Panën e bëjmë marengë me rrahësin elektrik të vezëve dhe e lëmë mënjanë.

Përziejmë me kujdes tani me spatul: panën, të bardhat e vezëve dhe të verdhat me Mascarpone-n. Në një enë që duron temperaturën e ngrirjes hedhim si më poshtë: thërrime biskotash, krem me pana, karamel dhe vazhdojmë me shtresa derisa të mbarojmë të gjithë përbërësit. E spërkasim në sipërfaqe me kakao pluhur, e mbulojmë me kapak dhe e lëmë në ngrirje për 5 orë. E nxjerrim nga ngrirja 10 minuta para se ta konsumojmë. /Living/