Turqia, vendi me më së shumti familje me fëmijë në Evropë
Turqia ka zënë vendin e parë në shtetet me numrin më të madh të familjeve me fëmijë në të gjithë Evropën.

Bota
Sipas të dhënave të përditësuara të Zyrave Evropiane e Statistikave (Eurostat) në lidhje me numrin e familjeve me fëmijë, Turqia ka lënë pas vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në raport me këtë faktor, si dhe vendet e të gjithë kontinentit evropian.
Të dhënat tregojnë se në Turqi fëmijë kanë 51 për qind e shtëpive. Vendi më pas ndiqet nga Irlanda me 39 për qind, Polonia dhe Sllovakia me 36 për qind, Rumania me 35 për qind dhe Spanja me 34 për qind.
Ndërsa, në radhitjen e vendeve me numrin më të ulët të shtëpive me fëmijë, në vend të parë gjenden Gjermania dhe Finlandën me 22 për qind, të cilat ndiqen nga Suedia me 23 për qind dhe Austria me 25 për qind. /Lajmi.net/