E thotë ylli i Juventusit: E mirëpresim Sarrin
Anësori i Juventusit, Federico Bernardeschi e ka mirëpritur lajmin se Maurizio Sarri është kandidati potencial për stolin e ‘Bardhezinjëve’.
Sport
Juventusi e shkarkoi ditë më parë nga pozita Massimilianon Allegrin, i cili nuk arriti t’i sjellte klubit trofeun e çmuar – Ligën e Kampionëve.
Tashmë, ‘Zonja e Vjetër’ janë në kërkim të një trajneri të ri dhe ai i Chelseat është më i përfoluri që mund ta marrë drejtimin e ekipit, përcjell lajmi.net.
”Allegri duhet të festojë, pasi e meriton, sepse nuk është e lehtë të fitosh aq shumë sa ai”, tha Bernardeschi në një konferencë shtypi. “Ai ka idetë e tij, të cilat i kanë dhënë Juventusit një sukses të madh”.
”Unë nuk do të komentoj se kush do të jetë trajneri i ardhshëm, pasi kemi një klub të përbërë nga disa drejtorë të shkëlqyer, kështu që kushdo që arrin do të jetë në krye të detyrës dhe do të sjellë diçka të re për çdo lojtar”.
”Si një lojtar, mund të lejoj veten të them se profili i Sarrit është i përshtatshëm, por nuk e di nëse do të jetë trajneri i ardhshëm”, potencoi italiani. /Lajmi.net/