Tha se nuk do të bënte kurrë bashkëpunim me të, S4MM i kundërpërgjigjet Rinës me një ‘diss’
Reperi S4MM i ka bërë 'diss' Rinës.

ShowBiz
S4MM e ka publikuar një video në Instastory, aty ku shihet se direkt po i bën ‘diss’ reperes Rina Balaj, shkruan lajmi.net.
E gjithë kjo bazuar në një intervistë të fundit të Rinës ku ka thënë se nuk do të bënte asnjëherë bashkëpunim me të pasi nuk e kupton se çfarë thotë.
Ishte S4MM ai i cili e ka publikuar një video në Instastory aty ku shihet duke i bërë ‘diss’ Rinës pasi zëri i saj nga intervista në fjalë dëgjohej po ashtu.
Kujtojmë se S4MM e ka ‘injoruar’ Rinën edhe gjatë një interviste për ‘Mirage’ të cilën mund ta ndiqni poshtë videos së tij duke kënduar./Lajmi.net/
