Ushtaraku malazez: Është qëllim i yni që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakiq, ka thënë sot në Kosovë, se qëllimi i shtetit të tij ëshë që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s.

Lajme

27/05/2019 11:30

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakiq, tha se Mali i Zi është i gatshëm të ndihmojë vendet fqinje për bashkëpunim bilateral dhe përvojat e tyre t’i ndajnë me të tjerët.

“Sa i përket sigurisë në Ballkan mendojmë se siguria është një diçka shumë e rëndësishme dhe diçka çka është e rëndësishme është që të parandalohen konfliktet brenda vendeve të rajonit. Mali i Zi është i gatshëm për vendet fqinje, si në aspektin bilateral edhe multilateral. E di që ka vende që kanë më shumë përvojë, qasje në NATO, por ne ndjehemi më të freskët tani, jemi të hapur për ju. Sa i përket bashkëpunimit në të ardhmen, të organizojmë trajnime dhe vendeve partnere. E kemi kufirin e njëjtë dhe kulturën dhe është qëllimi edhe i yni të jeni pjesë e NATO-s”, tha ai, raporton EO.

Komandanti i Forcave të Armatosura të Kosovës, Rrahman Rama, tha së më shefin e forcave të armatosura të Malit të Zi diskutuan për bashkëpunimin bilateral dhe multilateral.

“Diskutuam për ngritjen e kapaciteteve, për bashkëpunimin bilateral dhe për eksperiencat e tyre që janë të nevojshme për FSK-në. Jemi në fazën e tranzicionit dhe këto procese janë të domosdoshme. Këto dhe bashkëpunime tjera, për çfarëdo që kemi mundësi, dyert tona janë të hapura”, tha Rama.

Gjatë ditës, Dakiq është pritur në takim nga ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha.