E pabesueshme: Këto janë efektet anësore që sjellin pilulat e gjumit

Vështirësia për të fjetur natën mund të vijë si pasojë e problemeve fizike apo mendore.

Lifestyle

27/05/2019 09:24

Jeta moderne, stili i zënë i jetesës dhe stresi janë disa prej faktorëve të sotëm të cilët na vështirësojnë procesin e rënies në gjumë, transmeton Gazeta Express.

Kjo pastaj ndikon që njerëzit të përdorin pilula të gjumit për të bërë gjumë më të mirë.

Megjithatë, Hugo Mercier, bashkëthemelues dhe CEO i “Dreem”, ka paralajmëruar për efektet e dëmshme anësore që pilulat e gjumit mund t’i kenë te personat që i përdorin rregullisht.

Megjithëse studimet kanë treguar se pilulat e tilla u ndihmojnë njerëzve të flenë 20 minuta më shpejt, ato faktikisht nuk i trajtojnë shkaktarët e pagjumësisë.

Pra, ato ofrojnë vetëm “ndihmë të kufizuar” e cila nuk ju ndihmon të flini më mirë në periudha afatgjate.

Kjo gjithashtu ndikon që njerëzit të bëhen të varur nga ato pilula dhe vijnë në një gjendje ku nuk mund të flenë fare pa i përdorur ato.

Mbi të gjitha, pilulat e gjumit shkaktojnë edhe efekte tjera anësore, duke përfshirë përgjumje gjatë ditës, halucinacione dhe ecjen somnambul.

Pilulat e gjumit e rrisin edhe rrezikun për ta zhvilluar demencën.