Daniel Craig detyrohet t’i nënshtrohet operimit
Daniel Craig është lënduar teksa po filmonte "Bond 25".
ShowBiz
Daniel Craig do t’i nënshtrohet një operimi në kyçin e këmbës, pasi është lënduar gjatë xhirimeve të “Bond 25”, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Përmes një postimi në “Twitter”, aktori 51-vjeç njoftoi se do ketë një periudhë rehabilitimi dyjavore pas këtij operimi.
Ai ishte lënduar gjatë xhirimeve në Xhamajka, ndërsa xhirimet do të vazhdojnë pas rehabilitimit dy javë pas operimit.
Pjesë e këtij filmi, do të jetë edhe aktori i njohur Rami Malek, rol të cilin e ka konfirmuar edhe vetë ai. /Lajmi.net/
BOND 25 update: Daniel Craig will be undergoing minor ankle surgery resulting from an injury sustained during filming in Jamaica. Production will continue whilst Craig is rehabilitating for two weeks post-surgery. The film remains on track for the same release date in April 2020. pic.twitter.com/qJN0Sn4gEx
— James Bond (@007) May 22, 2019