Punë e kryer: Conte bëhet me skuadër të re

Antonio Conte është në prag të emërimit në krye të Interit.

Sport

22/05/2019 20:02

Sky Sports News dy javë më parë raportoi se një marrëveshje mes Interit dhe ish trajnerit të Chelsea ishte afër arritjes.

Italiani ka qenë i papunë që pas largimit nga Chelsea në korrik të vitit 2018.

Por, menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni, Conte do të emërohet trajner i Interit, për të pësuar Luciano Spallettin.

Conte tashmë ka të drejtë edhe ligjërisht të nënshkruajë me Inter, pasi ka prishur kontratën me Chelsean, duke i mundur ‘Blutë’ në një betejë ligjore./Lajmi.net/