Thyhet rekordi: Kjo është gruaja me flokët më të gjatë në botë
Prej 10 vitesh, Asha Mandela mori Rekordin Botëror të Guinness për rastat (model flokësh të cilat lahen por nuk krihen) më të gjata në botë por sa të gjata janë flokët e saj sot?
Fun
Flokët e gjatë të Ashas, të cilat ajo me të drejtë i quan edhe antenat e saj, kanë një gjatësi thuajse prej 33 metrash edhe më shumë se gjatësia e tre autobusëve dykatësh.
Ajo bëri matjen e tyre dhe njëkohësisht me këtë rast ajo bëri edhe një trajtim të tyre për të siguruar edhe më shumë mirëmbajtjen e flokëve, transmeton Sovrani.info.
Ajo e pastron anën e lartë të kokës dy ose tri herë në javë, ndërsa pastrimin total të tyre e bën një herë në javë.
Mes tjerash, ajo shprehet se i dashuron flokët e saj dhe se nuk do t’i presë asnjëherë.
Aq të gjatë janë flokët e saj sa në shumë raste detyrohet ti mbledhë në një çarçaf ku edhe i mban në shpinë sikur të kishte një çantë apo thes.
Për të kryer çfarëdo veprimi, Ashës i duhet gjithmonë ndihma e një tjetri, të paktën që t’ia mbledhë flokët.
Për më tepër, ndiqeni videon në vijim.