Presidenti i La Ligas: Këto dy skuadra duhet përjashtuar nga Championsi

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka kërkuar përjashtimin nga garat evropiane të Paris Saint Germian dhe Manchester Cityt, për shkelje të rregullave financiare të UEFA.

Sport

21/05/2019 18:20

Të dy këto skuadra sipas raportimeve të medieve të huaja, rrezikojnë shumë të përjashtohen nga UEFA nga pjesëmarrja nga Liga e Kampionëve për sezonin e ri, si pasojë e mos respektimit të ‘Fair Play’ financiar.

Tebas që drejton La Ligan në gjashtë vitet e fundit, ka folur për rreziqet që ia kanë sjellë futbollit skuadrat si PSG dhe Manchester City.

“Ka klube të cilave nuk u bën aspak se çfarë të ardhurash kanë vërtet kur duan ta blejnë një lojtar, sepse ato marrin para nga të ardhurat e një shteti”, ka deklaruar Tebas, duke i përmendur emrat e City dhe PSG-së.

“Kjo i detyron klubet e tjera të futen në një situatë ekonomike, e cila i vë ato buzë falimentimit”, shtoi ai./Lajmi.net/