Për herë të parë shtrohet iftar në Kongresin Amerikan

Anëtarët myslimanë të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e SHBA-ve, Ilhan Omar, Andre Carson dhe Rashida Tlaib, kanë shtruar iftar në Kapitol, selinë e Kongresit, me rastin e muajit të Ramazanit.

Bota

21/05/2019 17:28

Programi i organizuar në partneritet me Asociacionin e Juristëve Myslimanë është regjistruar si iftari i parë i organizuar ndonjëherë në Kongresin Amerikan.

Krahas shumë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, në iftar morën pjesë edhe shumë punonjës të Kongresit.

“Është mjaft e rëndësishme të kuptohet se sa historik është ky iftar”, tha Tlaib, përfaqësuesja muslimane nga Michigan-i në fjalën e saj para iftarit.

Rashida Tlaib, se komuniteti myslimanë po shënjestrohet padrejtësisht për të nxitur frikë dhe promovuar urrejtje, shkruan New York Times.

“Ky aktivitet është ngritja në këmbë e një komuniteti që është ndier i padukshëm për një kohë të gjatë. Ne shënjestrohemi padrejtësisht për të nxitur frikë dhe për të promovuar agjendën e urrejtjes. Këtë natë, ne tregojmë sërish se jemi të përkushtuar ndaj drejtësisë, inkluzivitetit dhe ndjenjës së përkatësisë”, theksoi Tlaib.