Thaçi për deklaratat e analistëve: Interesi kombëtar duhet të jetë mbi interesat e rajonit

Në emisionin “Open” me Eni Vasilin dhe panelistët, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova ulet si shtet i barabartë në takime ndërkombëtare me Serbinë.

Lajme

20/05/2019 21:56

Thaçi ka thënë se për shumë komentatorë më shqetësuese po janë se çfarë kërkon Serbia, se po u krijuaka gjoja precedent me korrigjimin e kufirit dhe kjo nuk bën të ndodh, duke minimizuar kështu rëndësinë e bashkimin të Luginës me Kosovën.

“Për të gjithë ne, interesi kombëtar duhet të jetë mbi interesat e rajonit”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë që përkujdesët që Serbisë t’ia bëj sa më të rëndë, jo t’i lehtësojë asgjë.

“Ne kemi obligim, që të bëhemi zë i bashkëkombësve tanë në Luginë”, ka thënë ai.