Ka një favorit për stolin e Juventus, mund të befasoheni me emrin
Pasi Juventus dhe Massimiliano Allegri kanë bërë të ditur se do të ndajnë rrugët nga fillimi i sezonit të ardhshëm, dilema kryesore është zëvendësuesi i trajnerit.
Sport
Emra të shumtë po përmenden nga mediet italiane, duke filluar nga Antonio Conte, Pep Guardiola e deri tek trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane.
Por, së fundmi raportohet për një favorit të ri për stolin e ‘Biankonerëve’, emër i cili mund të cilësohet si befasi.
Bëhet fjalë për trajnerin e Lazio, Simone Inzaghi, i cili sipas ‘Football Italia’ është në bisedime me ‘Zonjën e Vjetër’, transmeton lajmi.net.
Juventus po synon të emëroj një trajner të ri italian, i cili do të instalonte në skuadër një stil sulmues të futbollit.
‘Sport Mediaset’, ‘La Stampa’ dhe ‘Corriere dello Sport’ shkruajnë se Inzaghi ka kontaktuar dhe i është thënë të pres për informata më të hollësishme.
Inzaghi është në kontratë me skuadrën e Lazios deri në vitin 2020, por ka bërë të ditur tek skuadra romake se nuk duhet të merret me garancë.
Mbetet të shihet nëse gjatë javëve në vazhdim kampionët e Serie A do të konkretizojnë emërimin e Simone Inzaghit në krye të stolit. /Lajmi.net/