Presidenti i Napoli: Sarri tek Juventus nuk është një surprizë
Pasi Juventus dhe Massimiliano Allegri kanë ndarë rrugët, kanë filluar të nisin thashethemet për emrin e ardhshëm që do ta marrë drejtimin e skuadrës.
Sport
Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, është njëri nga ata që po përmendet si mundësi për të marrë drejtimin e ‘zonjës së vjetër’.
Këtë mundësi e ka komentuar edhe presidenti i Napolit, skuadrës të cilën dikur e drejtonte Sarri. Ai ka thënë se nuk do të ishte befasuar nëse një gjë e tillë ndodh.
“Nuk do të isha i surprizuar. Asgjë nuk më surprizon më pas asaj që ndodhi me Higuain” ka thënë Aurelio De Laurentiis, transmeton lajmi.net.
Sarri i ishte afruar shumë titulli të kampionit në Serie A me Napolin, por në fund të sezonit vendosi ta linte skuadrën për të kaluar në Premierligë.
Nën drejtimin e Chelsea, trajneri është kritikuar shumë, pasi nuk fitoi asnjë titull, por është akoma në garë në Ligën e Evropës, ku në finale luan me Arsenal. /Lajmi.net/