Liverpooli kishte 78 për qind shanse ta fitonte titullin e PL në janar

Pavarësisht se pati një sezon të suksesshëm, Liverpooli do duhet të ndihet fajtor pse titulli nuk është në duart e tyre.

Sport

14/05/2019 09:28

Në një edicion të pabesueshëm, ‘Të Kuqtë’ kanë humbur vetëm një ndeshje, duke tubuar plotë 97 pikë.

Por ishte Manchester City në një formë të jashtëzakonshme dhe që në fund rrëmbeu titullin me një pikë më shumë, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, le të kthehemi në muajin janar dhe të shohim se si ishin gjasat reale për titullin e Premier Ligës atëherë.

Më 12 janar 2019, Liverpooli ishte në pozitën e parë me shtatë pikë më shumë se sa City dhe kësisoj kishte 78 për qind shanse që fundin e sezonit ta përfundonte aty.

Barazimet ndaj Leicester, West Ham, Manchester United dhe Everton ishin arsyeja e ngecjes së skuadrës së Jurgen Klopp dhe triumfit të asaj të Guardiolës. /Lajmi.net/