Kur dhe ku zhvillohet finalja e Ligës së Evropës?
Chelsea dhe Arsenal janë skuadrat finaliste në Ligën e Evropës për sezonin 2018/2019.
Sport
Sikurse në Ligën e Kampionëve, edhe në Ligën e Evropës këtë vit do të kemi një finale angleze.
Janë Chelsea dhe Arsenal që do të kërkojnë trofeun e më të mirit këtë sezon në Ligën e Evropës, pas fitoreve të shënuara kundër Eintracht Frankfurt, respektivisht Valencias.
Finalja e Ligës së Evropës zhvillohet më 29 maj, ditë e mërkurë.
Do të jetë stadiumi ‘Baku Olympic Stadium’ në Azerbajxhan, nikoqir i kësaj finale të madhe./Lajmi.net/