Mbyllet gazeta e njohur kosovare

Pas 21 vitesh në treg, gazeta e njohur ka vendosur ta ndalojë shtypjen.

Lajme

09/05/2019 12:21

“Kosova Sot”, nga 1 maji nuk do të mund të gjendet më si gazetë e shtypur në tregun kosovar. Drejtuesit e gazetës që udhëhiqet nga politikania, Margarita Kadriu, kanë vendosur që botimin e të përditshmes vendore ta ndalin nga qarkullimi në treg.

E për mbylljen e ‘Kosova Sot kanë njoftuar vet drejtuesit e kësaj gazete. Ata thonë se për 21 vitet e botimit të kësaj të përdithsme kanë kaluar shumë sfida duke përfshirë edhe botimin e gazetës në kohën e luftës.

“Përgjatë këtyre 21 vjetëve kemi kaluar sfida të rënda, kemi mbijetuar edhe pas flakëve të regjimit serb, por aktualisht, kriza e shpërndarjes së shtypit në Kosovë na detyron të hedhim këtë hap, gjithsesi jo të përhershëm”, thuhet në njoftimin e gazetës.

Gazeta ‘Kosova Sot’, është njohur në opinion me faqet e saja të mesit ku përgjatë viteve të fundit lexuesve u janë ofruar këshilla mbi bukurinë, seksin, horoskopin si dhe lajme të show bizit.

Edhe fjalëkryqet kanë qenë pjesë e rëndësishme e kësaj gazete.  Por sic duket zhvillimi i teknologjisë si dhe këshillat online kanë bërë që të ‘varrosen’ gazetat e botuara në formë shtypi.

Në Kosovë, momentalisht kanë mbetur katër gazeta të shtypura.