Conte ‘tradhëton’ Romën – Italiani po kalon tek gjiganti i Premierligës?
Trajneri italian, Antonio Conte, është kontaktuar së fundmi nga skuadra e Romës.

Sport
Negociatat me ish trajnerin e Chelsea nuk i ka mohuar as legjenda e skuadrës së Romës, Francesco Totti.
Conte më herët ka bërë të ditur se është gati që të kthehet në punën e tij, dhe ka konsideruar disa propozime të ndryshme.
Inter, Milan, Juventus, Bayern Munich dhe PSG janë skuadrat me të cilat është përmendur emri i italianit, por Roma ka kontaktuar e para trajnerin.
Gjithsesi, ‘Sunday Express’ ka raportuar se italiani po e ‘tradhton’ skuadrën italiane për të arritur marrëveshje me Manchester United, transmeton lajmi.net.
Solskjaer ka nënshkruar kontratë me United këtë sezon, mirëpo që nga nënshkrimi ai ka regjistruar një seri të tmerrshme.
Norvegjezi me shumë gjasë nuk do t’ia dal të kualifikojë skuadrën në garat e Ligës së Kampionëve, gjë që mund të sjellë pakënaqësi në bordin drejtues, të cilët mund të mendojnë për zëvendësuesin e tij.
Conte ishte përfolur të merrte drejtimin e ‘djajve të kuq’ edhe gjatë kohës kur Jose Mourinho ishte në krye të stolit në ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/