Solskjaer: Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Man Utd

Ole Gunnar Solskjaer ka pranuar se takimi i së dielës kundër Chelsea është shumë i rëndësishëm për Manchester United, në garën për vendin e katërt.

Sport

25/04/2019 14:37

Manchester United ka rrezikuar shumë pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve pas humbjes 0-2 nga Manchester City në ‘Old Trafford’ të mërkurën mbrëma.

‘Djajtë e Kuq’ renditen në vendin e gjashtë pas 35 ndeshjeve me 64 pikë, tri më pak se Chelsea që zë vendin e katërt.

“E diela është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar Solskjaer, derisa ka nisur të flas për derbin kundër Chelsea, përcjell ‘lajmi.net’.

“E diela është diçka për të cilën ne duhet të bëhemi gati për atë, tifozët duhet të jenë gati për atë, lojtarët duhet të jenë gati për atë”.

“Sigurisht që ne i kemi analizuar ata dhe le të sigurohemi që të dielën të paraqitemi më të njëjtin qëndrim, dhe të kemi pak më shumë cilësi para golit”.

“Shpresojmë që mund të fitojmë, të gjithë këtu e duan fitoren, tifozët e meritojnë, lojtarët e meritojnë”./Lajmi.net/