Smartfoni i cili lansohet në maj, do ketë përformanca më të mira se ‘iPhone X’
OnePlus po njofton për lansimin e smartfonit të ri të OnePlus 7 Pro më 14 maj.
Auto & Tek
OnePlus 7 Pro do të jetë pasuesi i smartfonëve të kompanisë OnePlus 6T, që u lansua në nëntor të vitit të kaluar, transmeton lajmi.net.
OnePlus 7 Pro do të vijë me më shumë funksione premium, sikundër është një dizajn special që shefi ekzekutiv i kompanisë teknologjike, Pete Lau thotë se do ofrojë ndjesinë e freskisë kur preket dhe do jetë “super i butë”. Pajisja do të vijë gjithashtu me mundësi lidhjeje 5G.
Nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse do të ketë ndonjë model tjetër, përveç modelit standard të OnePlus 7 Pro. /Lajmi.net/