Ajax – Barcelona në finale? Ky është komenti i De Jong

Frenkie De Jong nuk do të kishte problem të përballej me Barcelonën në një finale të mundshme në Ligën e Kampionëve.

Sport

19/04/2019 15:10

Mesfushori i talentuar po kalon sezonin e fundit te Ajax, dhe gjatë verës së vitit 2019 do t’i bashkohet skuadrës katalane.

Por, para se të transferohet në ‘Camp Nou’, De Jong mund të përballet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, nëse këta të fundit kalojnë në finale, dhe të njëjtën gjë e bën edhe Ajax.

“Një finale kundër Barcelonës do të ishte e veçantë, por në të njëjtën kohë nuk më intereson se kush kundër kujt luan”, ka deklaruar De Jong, përcjell ‘lajmi.net’.

“Për sa kohë që unë jam një lojtar i Ajax, unë dua të fitojë Ajaxi”./Lajmi.net/