Pochettino befason me deklaratën e tij pas triumfit kundër Man Cityt
Mauricio Pochettino ka zbuluar se gëzimi më i madh i tij si trajner ka qenë në kohën kur ka shpëtuar Espanyolin të mos largohej nga La Liga, dhe jo triumfi i pabesueshëm i Tottenham Hotspur ndaj Manchester Cityt.
Sport
Trajneri argjentinas udhëhoqi Spurs drejt kalimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Manchester Cityn të mërkurën mbrëma në ‘Etihad Stadium’.
Tottenham edhe pse u mposht 4:3 në ndeshjen e kthimit, ata arritën të kalojnë tutje falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë.
“Gëzimi im më i madh si trajner ishte në Almeria kur shpëtuam nga rënia, për shkak rëndësisë që kishte për gjithë familjen Espanyol”, ka deklaruar Pochettino, përcjell ‘lajmi.net’.
Por, trajneri i Tottenham nuk ka fshehur edhe gëzimin për suksesin ndaj Manchester Cityt në ‘Etihad Stadium’, duke e cilësuar si të veçantë./Lajmi.net/