Pacolli thumbon Serbinë: Vetëm kur të pranohet e vërteta, paqja mund të jetë e qëndrueshme
Zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, ka thënë se askush më shumë se sa SHBA si mik i përjetshëm i Kosovës, nuk solidarizohet me vuajtjet e personave që përjetuan tmerret e luftës në Kosovë.
Lajme
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se e vërteta e asaj kohe, qëndron mbi çfarëdo shtrembërimi të kohës.
Këtë shkrim ai e ka bërë duke iu referuar reagimit të ambasadës amerikane ndaj deklaratave të zyrtarëve serb, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë:
Askush mē shumë se sa miqtë tanë të përjetshëm, SHBA-të, nuk bashkēndjenë dhe solidarizohet me vuajtjet e të gjithë atyre që përjetuan tmerret e luftës në Kosovë. E vërteta e asaj kohe, qëndron mbi çfardo shtrembërime të kohës. Vetëm kur të pranohet e vërteta, ne mund të besojmë thellë se paqja e qëndrushme, i ka zënë vendin tendencave traumatike. /Lajmi.net/