Mercedes t’i bëjë konkurrencë BMW X7 me këtë veturë të re

Testimet e fundit të vozitjes lansuan se BMW X7 është një ndër SUV-ët më të përsosur deri më tani.

Auto & Tek

10/04/2019 16:43

Megjithatë, kjo veturë do të përballet me një konkurrencë të ashpër përmes lansimit të gjeneratës së dytë të serisë GLS SUV, transmeton lajmi.net.

Ashtu si X7, GLS do të posedojë 7 ulëse gjithsej. Ajo çfarë e karakterizon versionin e përditësuar të GLS-së është teknologjia më e avancuar. si dhe lehtësia.

AMG GLS në anën tjetër, vjen me motor të tipit V8, të cilës i bashkëngjiten edhe turbot binjake, gjë që e bën atë të prodhojë 577 kuaj-fuqi.

Krahas kësaj, secila njësi e GLS-së do të ketë një ndërrues shpejtësish automatik me shtatë opsione.

Mercedesi ka konfirmuar se GLS-ja e re do të debutojë në ‘Auto Show’-in në Nju Jork javën tjetër, së bashku me GLC Coupe. /Lajmi.net/