Lajm aspak i mirë për Arijanet Muricin

Arijanet Muric ka marrë një lajm aspak të mirë.

Sport

04/04/2019 14:33

Arijanet Muric kishte filluar të bënte paraqitje të mira te Manchester City, por që tani është duke hasur në probleme.

Portieri i përfaqësueses së Kosovës me shumë gjasë nuk do të qëndrojë edhe për shumë gjatë te skuadra angleze, pasi Claudio Bravo është rikthyer nga lëndimi, përcjell lajmi.net.

Si pasojë e lëndimit të tij, Manchester City u detyrua ta rikthejë portierin e Kosovës, Arijanet Muric nga huazimi në NAC Breda.

Gardiani i Kosovës do të kërkojë në verë një skuadër të re, pasi kështu mund të mbetet vetëm portieri i tretë i skuadrës angleze.

Bravo kishte pësuar lëndim në gusht të vitit të kaluar, andaj ai tani është rikthyer në stërvitje, pas gati një viti. /Lajmi.net/