‘WhatsApp’-i zgjidhë një ndër problemet më të mëdha të përdoruesve

Aplikacioni popullor 'WhatsApp' ka shtuar një veçori të re që ndalon të tjerët t'iu shtojnë në grupe pa kërkuar lejën tuaj.

Auto & Tek

03/04/2019 17:08

Përdoruesit tani do të kenë mundësi të zgjedhin nga tre opsione në cilësimet e tyre në ‘askush,’ ‘vetëm kontaktet ose ‘të gjithë’, transmeton lajmi.net.

Shërbimi në pronësi të Facebook tha se veçoria tashmë është në dispozicion për disa përdorues, ndërsa do të mund ta shfrytëzojnë mbarë bota brenda javëve të ardhshme.

“Grupet në ‘WhatsApp’ vazhdojnë të lidhin familjen, miqtë, bashkëpunëtorët, shokët e klasës dhe grupe të tjera në komunitet,” tha një zëdhënës i ‘WhatsApp’ në një deklaratë.

“Ndërsa njerëzit futen në grupe për biseda të rëndësishme, përdoruesit kanë kërkuar më shumë kontroll mbi këtë përvojë”, deklaroi tutje ai.

Deri më tani, sapo dikush posedonte numrin tuaj, ata mundnin t’iu shtonin në një grup pa lejen tuaj.

Kjo bënte që automatikisht të ekspozoheshin të dhëna konfidenciale, siç janë numri juaj telefonik, emri dhe mbiemri dhe informacione të tjera që janë publike në këtë platformë sociale.

Njoftimi vjen pasi kompania prezantoi një shërbim të ri të kontrollit të fakteve, me qëllim të shmangies ndaj lajmeve të rreme përpara zgjedhjeve në Indi.

Për të kufizuar futjen në grupe të reja në platformën popullore, do të cilësim i privatësisë që mund të arrihet duke prekur menytë ‘account’, ‘privacy’ dhe ‘groups’.

Pastaj do të shfaqen tri opsione në ekran – “nobody”, “my contacts” dhe “everyone”. /Lajmi.net/