A është penduar Pjetër Nrecaj për vrasjen e gruas dhe vajzës?
Pjetër Nrecaj, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë ka folur për rastin e rëndë.

Lajme
Ai vrau gruan Valbonën dhe vajzën Klara, barrë me të cilën do të jetojë deri në fund të jetës.
A është penduar ai për këtë ngjarje?
“Unë jam i penduar shumë, unë si Pjetër me mujt me u kthy si thonë një hap prapa, gjithçka e kisha qitë mbrapa shpinës. Edhe pse mu kanë perzi në jetë vallua i gruas dhe motrat e gruas ua kisha fal”, ka thënë Nrecaj në një intervistë për Klan Kosova.
