Gruaja që lindi dy herë brenda 26 ditësh

Arifa Sultana, 20- vjeçarja nga Bangladeshi ka lindur një fëmijë në fund të shkurtit, mirëpo 26 ditë më vonë ajo ishte drejtuar për në spital pas dhimbjeve të mëdha që ka pasur në stomak, shkruan BBC.

Fun

29/03/2019 02:53

Mjekët panë se gruaja ishte përsëri shtatzëne me binjakë në uterusin e dytë që e kishte pasur.

Doktorët u shprehën të habitur kur me anë të ultrazërit panë se ajo pas 26 ditëve qe e kishte kryer lindjen e parë ishte prapë shtatëzënë me binjakë.

“Ne jemi shumë të shokuar dhe të surprizuar. Unë kurrë nuk kam hasur në një rast të tillë më parë”, tha Dr. Poddar, doktori që ishte marrë me rastin.

Një gjinekolog në Singapor thotë se gjendja e mitër të dyfishtë- kur një femër ka dy mitra, nuk është dhe aq e rrallë sa që mendohet.

Është sikur tri vezë janë fertilizuar në të njëjtën kohë, mirëpo janë zhvilluar në dy mitra të ndryshme.

Sipas doktorëve shëndeti i binjakëve dhe gruas është i mirë, dhe procedura e lindjes ka qenë normale. /Gazeta Express/