Juventus kërkon dyshen e Benficas
Juventus po kërkon me ngulm dyshen premtuese të skuadrës së Benficas.
Sport
Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici pritet të jetë prezent në ndeshjen e Portugalisë në kualifikimet e Euro 2020, kundër Serbisë, transmeton lajmi.net.
Ai aty pritet të takohet me agjentin Jorge Mendes, i cili ka nën udhëheqje dy yjet e Benficas, shkruan ‘Tuttosport’.
Dyshja që do të përcillen nga afër janë Ruben Dias dhe Joao Felix, por mund të vëzhgohen edhe serbët Milinkovic – Savic dhe Nikola Milenkovic.
Dyshja Dias dhe Felix janë të dy klientët e Mendes, i cili gjithashtu punon me Cristiano Ronaldon. /Lajmi.net/