Kosova është e bekuar me miqtë e saj, veçanërisht SHBA-të, thotë Vllahiu
Ambasadori i Kosovës në Republikën e Çekisë, Arbër Vllahiu, ka takuar ish-sekretarën e Shtetit Amerikan, Madeline Albright, në debatin e organizuar nga mikja e Kosovës me temën “ Mbi demokratët dhe diktatorët”.
Lajme
Diplomati i Kosovës tha se është gjithmonë nder ta takosh zonjën Albright.
Postimi i Vllahiut në Facebook:
Madam Secretary, Madeleine Albright.
Një nder i veçantë ta takoj në debatin e saj në Universitetin Charles të Pragës “Mbi demokratët dhe diktatorët”, organizuar nga Vaclav Havel Library.
Kaq shumë dashuri për Kosovën që e ndihmoi të çlirohet dhe që vazhdon t’i jetë pranë. I nderuar me nënshkrimin e librit të saj “Zonja Sekretare, memoare”.
Kosova është e bekuar me miqtë e saj, posaçërisht ata nga SHBA. /Lajmi.net/