Sot varroset personi që humbi jetën nga aksidenti në Gjilan
Qerim Çoçaj, viktima e aksidentit të djeshëm në Gjilan do të varroset sot.
Lajme
Varrimi i tij do të bëhet në varrezat e qytetit në Prizren, raporton lajmi.net.
Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Gjilan, ndërkaq, e pamja do të mbahet tek shtëpia e të ndjerit.
Varrimi i tij do të bëhet në orën 15:30.
Kujtojmë se nga aksidenti i djeshëm mbetën të lënduar gati 20 persona.
Nga QKUK kanë bërë të ditur për lajmi.net se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore. /Lajmi.net/