Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër në ora 15:00, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër, në ora 15:00, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për seancën plenare të radhës dhe çështje të tjera në kuadër të punës së Kuvendit. Në rend të ditës të mbledhjes është miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kryesisë, si dhe propozimi i rendit të…
Lajme
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër, në ora 15:00, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për seancën plenare të radhës dhe çështje të tjera në kuadër të punës së Kuvendit.
Në rend të ditës të mbledhjes është miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kryesisë, si dhe propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.
Ndër pikat kryesore që pritet të shqyrtohen në seancën plenare janë shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027, Projektligjit për Efiçiencë të Energjisë dhe Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.
Po ashtu, në rend të ditës janë edhe emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe rekomandimi për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Kryesia do të shqyrtojë gjithashtu procedimin e nismave legjislative të qytetarëve, si dhe propozimin e Grupit Parlamentar të LDK-së për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin Parlamentar Hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Në rend të ditës janë paraparë edhe deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare. /Lajmi.net/