E rrallë: Bie borë e gjelbër në Rusi
Bora toksike me ngjyrë të gjelbër në të zezë që bie në qytetet ruse ka ndezur protesta masive kundër ndotjes së ambientit.
Fun
Banorët në Pervouralsk u tmerruan kur panë kimikatet që dilnin nga një fabrikë kromi, të cilat kthyen borën e bardhë në ngjyrë të gjelbër, transmeton lajmi.net.
Dhe vendasit në Sibai janë detyruar të mbajnë maska pasi smogu i dendur nga një fabrikë bakri po mbizotëron mbi këtë qytet që nga nëntori.
Fenomeni i rrallë ka shkaktuar dhjetëra demonstata në të gjithë Siberi kundër ndotësve, të cilët kanë gjetur mbështetjen e presidentit Vladimir Putin.
Ja disa fotografi të realizuar nga banorët e këtij qyteti, të cilat demonstrojnë borën e ngjyrosur nga kimikatet. /Lajmi.net/