Rinoçeronti kundër tre luanëve, ja kush e triumfon luftën
Disa fotografi të kapura në botën e egër tregojnë momentin e jashtëzakonshëm kur rinoçeronti frikëson tre luan, duke i larguar ata nga territori i tyre.
Fun
Një rinoçeront në Botsawa përballet me grabitqarët e tij të natyrshëm, ndërsa ata përpiqen t’ia marrin territorin, transmeton lajmi.net.
Luanët meshkuj bëjnë gabimin që ndalojnë në të njëjtat ujëra ku ka shënjuar territorin e tij ky rinoçeront në Parkun Kombëtar të Çobe në Botswana.
Rinoçeronti gjigant, i cili rritet deri në 1.5 ton, mund të shihet duke dalë tinëzisht nga një liqen në parkun afrikan për t’iu afruar armiqve të tij.
Sytë e tyre u zhvendosën në ujë, duke parë përpjekjen e tij për t’i larguar ata nga territori.
E siç duket, ai arriti t’ia dalë, përmes peshës dhe egërsisë së tij, të tremb përfundimisht predatorët e zakonshëm. Kjo dokumentohet përmes fotografive, në të cilin shihen luanët duke u larguar. /Lajmi.net/