Man City kërkon yllin e Juves që mund t’i kushtojë 120 milionë euro
Manchester City po mendon transferimin e yllit të Juventusit, Paulo Dybala.
Sport
Sulmuesi argjentinas, që ka pasur një sezon të mirë te Juventus pas ardhjes së Cristiano Ronaldos, ka qenë i lidhe me një kalim te Real Madrid në Spanjë.
Gara për të nënshkruar me Dybalan është vështirësuar tani për Real Madridin, me Manchester Cityn që po kërkon shërbimet e 25 vjeçarit.
Kampionët e Premierligës kanë dërguar drejtues të skuadrës për të përcjellë nga afër paraqitjet e Dybala në muajin e fundit.
Sipas Tuttosport, Ferran Soriano ka ndjekur nga afër ndeshjen e 27 janarit mes Juventusit dhe Lazios, përcjell ‘lajmi.net’.
Raportohet se largimi i Dybala nga Torino mund t’i kushtojë Manchester Cityt deri në 120 milionë euro, edhe pse drejtori Fabio Paratici në paraqitjen e fundit ka thënë se sulmuesi do të mbetet te skuadra kampione e Serie A./Lajmi.net/