Trupi i Emiliano Salas niset drejt Argjentinës
Trupi i Emiliano Salas do të dërgohet të premten në Argjentinë.
Sport
Trupi i Emiliano Salas u gjet më 6 shkurt, pasi aeroplani i tij u rrëzuar në brigjet e Anglisë.
Sulmuesi argjentinas do të rikthehet në klubin e tij të fëmijërisë, Atletico Social San Martin, ku do tw zhvillohen homazhe, më pastaj për t’i dhënë lamtumirën e fundit, përcjell lajmi.net.
Sala ishte duke e kompletuar transferimin e tij nga Nantes për te Cardiff City për 20 milionë euro, por që i ndodhi fatkeqësia gjersa po fluturonte për në Angli.
Trupi i pajetë i tij do të rikthehet në vendlindje, ndërsa në fundjavë do të bëhet varrimi i tij. /Lajmi.net/